Inspeksioni i ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit në Gjilan, ka vazhduar me aksionin për rrënimin e objekteve pa leje, ku sot ka rrënuar katin e fundit të një objekti në qendër të qytetit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, i cili ka thënë se Komuna e Gjilanit nuk do t’i toleroj në asnjë mënyrë ndërtuesit ilegal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga java e kaluar ne kemi filluar me rrënimin e ndërtimeve pa leje, siç ishte rasti i objektit në rrugën Gjilan-Bujanoc, i cili ishte me destinim për motel, ndërkaq sot e kemi rrënuar katin e fundit të objektit në qendër të qytetit, pasi janë tejkaluar kushtet e ndërtimit që janë lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Do të ketë zero tolerancë ndaj atyre që ndërtojnë ilegalisht. Aksioni do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim me rrënimin e disa objekteve tjera”, ka thënë Shefkiu.
Shefkiu tha se ka pasur raste kur është ka filluar të ndërtohen objekte pa leje, por pas inspektimit të inspektorëve të ndërtimit, është ndalur puna dhe menjëherë kanë aplikuar dhe janë pajisur me dokumentacionin e domosdoshëm.
Drejtori i Urbanizmit në Gjilan ka pohuar se vitin e kaluar Drejtoria e Urbanizmit ka inkasuar afro 1 milion euro nga sektori i lejeve të ndërtimit, ndërsa konfirmoi edhe sivjet gjendja me inkasim është jashtëzakonisht e mirë.