Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

INPO: Kryetari i Prishtinës shpërfill debatet publike me qytetarë

Megjithëse autoritetet komunale të Prishtinës kanë ftuar qytetarët në debat të përgjithshëm publik me qytetarë, të premten kryetari Shpend Ahmeti e as zëvendësi i tij Selim Pacolli nuk ka marrë pjesë në të.

Para qytetarëve janë paraqitur disa drejtorë komunalë, derisa Komuna ka bërë një njoftim të shkurtër për debatin në profilin e saj zyrtar në “Facebook’, shkruan sot Koha Ditore.

“Sot u mbajt Diskutimi i Përgjithshëm Publik, ku qytetarët komunikuan drejtpërdrejt me përfaqësuesit e ekzekutivit komunal lidhur me kërkesat që kanë për investime nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës, si dhe nëpër fshatra. Me angazhim të tillë të qytetarëve sikur sot, përmes vërejtjeve dhe sugjerimeve, lehtësohet dhe përmirësohet dukshëm puna e Komunës”, thuhet në postim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)