Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka iniciuar procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës së subjekteve politike për vitet 2018, 2019 dhe 2020.
Sipas kryetares së Komisionit Hykmete Bajrami me inicimin e tyre parashihet hapja e tenderit për kontraktimin e 10 auditorëve që do merren me auditimin e këtyre raporteve.
Bajrami ka treguar se ky proces ka dështuar në dy vitet e kaluara për shkak të mosinteresimit të operatorëve e që sipas saj një ndër arsyet për një gjë të tillë ka qenë buxheti i vogël.
Në mbledhjen e komisionit anëtarët ndër të tjera kanë miratuar edhe planin e punës.
-
Shqyrtohen tri raporte të auditimit, Komisioni nxjerr këto gjetje
-
S’ka kuorum për shqyrtimin e Raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të FSSH-së
-
RTK-ja i nënshtrohet auditimit publik pas shumë vjetësh
- Injorimi në heshtje i gjetjeve të auditorit për raportet financiare të partive politike
-
Partitë politike s’po i publikojnë donacionet, deputetët e VV-së e PDK-së përplasen për shpenzimet e fushatës