Ka marrë start procesi i vendimmarrjes për themelimin e ushtrisë. Nga e premtja, Ministria e Forcës së Sigurisë e ka vënë në diskutim publik Projektligjin për Forcat e Armatosura (FAK) dhe i ka dhënë tri javë kohë publikut për të ofruar propozime konkrete rreth përmbajtjes.
Dokumenti mban titullin “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës”, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëpërmjet tij, parashihet të ndryshohen 45 ligje në fuqi. Ndërhyrjet më të mëdha janë paraparë në Ligjin për Forcën e Sigurisë (FSK), atë për Ministrinë për FSK, pastaj në Ligjin për shërbimin në FSK e të tjera.
Ndërkaq, në një dokument përcjellës theksohet se ndryshimet ligjore nuk do të bëhen para atyre kushtetuese.
“Miratimit të këtij Projektligji do t’i paraprijnë ndryshimet përkatëse kushtetuese”, thuhet në dokumentin e konsultimit për këtë Projektligj.
Autoritetet kosovare nuk e kanë mbështetjen ndërkombëtare për ta themeluar ushtrinë, pa i bërë ndryshimet kushtetuese, e të cilat varen nga vota e serbëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.