Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Iniciativa Studentore kundër hidrocentraleve në lumin Lepenc

Iniciativa e Studentëve dhe e Intelektualëve të Rinj në Komunën e Shtërpcës, nëpërmjet një komunikate shtypi, ka reaguar duke kritikuar autoritetet komunale për mosshqyrtim të kërkesave të banorëve për parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Lepenc.

Sipas kësaj iniciative, më 2010 KK i Shtërpcës duke mos mbajtur asnjë debat me banorët e fshatrave Brod, Firajë etj. kishte vendosur në mënyrë arbitrare dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në shtratin e lumit Lepenc, mirëpo ky vendim ndër vite vazhdimisht ka shtyrë banorët e kësaj komune ta kundërshtojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë gjatë periudhës së fundit kanë nisur ndërtimet e hidrocentraleve dhe askush nga institucionet e Komunës nuk reagon... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm