Infermierëve të cilët nënshkruan kontratë pune me Ministrinë e Shëndetësisë vitin e shkuar, e që ishin punësuar me projektin e mbështetur nga Banka Botërore për trajtim të pacientëve me COVID-19, nuk do t’u vazhdohet kontrata.
Në një reagim për këtë, Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka thënë se mosvazhdimi i kontratave do të thotë mbingarkesë e madhe për infermierët.
Kjo sindikatë, në një reagim në Facebook, ka bërë thirrje urgjente që MSH-ja të gjejë zgjidhje për infermierët në fjalë. Sipas Sindikatës, bëhet fjalë për rreth 360 infermierë të punësuar.
Në njoftimin që MSH-ja ua ka dërguar infermierëve, thuhet se kontratat s’mund të vazhdohen për shkak të mungesë së fondeve.