Dhjetëra infermierë që shërbyen gjatë pandemisë, po kërkojnë vazhdimin e kontratave.
Ata u mblodhën të hënën para objektit të Qeverisë, me kërkesën që kontratat t’iu vazhdohen. Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje deri më tash.
“Bac nuk u kry, mbetëm pa punë”, është një nga thirrjet e protestuesve.
Kjo nuk është protesta e parë e tyre. Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se kontratat nuk ishin shkëputur, por kishin përfunduar e se nuk do të vazhdoheshin më.
Artikuj të ngjashëm
-
Infermierët që u angazhuan në pandemi protestojnë kundër shkëputjes së kontratave
-
Protestë para MSH-së, infermierët kërkojnë vazhdimin e kontratave
-
Zjarrfikësit protestojnë para Qeverisë, ankohen për mospërmbushjen e kërkesave të tyre
-
SHSKUK-ja kërkon nga MSH-ja të shtojë numrin e infermierëve
-
Protestojnë “heronjtë e pandemisë”, paralajmërojnë ikjen nga Kosova