Një pjesë e bulevardit të ri të Tiranës është inauguruar sonte, ku janë rreth 400 metra të përfunduara të këtij bulevardi, që do të jetë i qasshëm për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama tha se të gjithë ata që thonë se nuk ia vlen të votosh, duhet të hapin sytë, politika nuk ka lindur për të bërë keq, ka lindur për t’u dhënë njerëzve mundësi, që së bashku për të bërë të mundura gjëra që vetëm nuk bëhen dot.
Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kanë nevojë për mbështetje qytetare edhe në dy vitet që do vijnë, edhe në vitet e tjera që puna në Tiranë të mos ndalojë dhe të mos përsëritet historia e bllokimeve.
“Ne na duhet mbështetja e Edi Ramës për të përfunduar 17 shkolla të tjera, terminalin perëndimor, kopshtin botanik. Tirana nuk ka kohë për të humbur. Nëse mendoni se Tirana është qytet më i mirë na jepni mundësi për të vijuar punën duke votuar numrin 2”, tha Veliaj.