Kisha katolike në Kryedioqezën e Tivarit, në Mal të Zi, u pasurua me 3 shtator te këtij viti, me një Kishë – Katedrale të re kushtuar Shen Pjetrit Apostull, e ndërtuar në pjesën e Tivarit të Ri, shkruan Shqiptarja.
Në fjalimet e mbajtura nga përfaqësues të ndryshëm, në gjuhen serbo-kroate dhe më pakicë në gjuhen shqipe nder të tjera u theksua se ky objekt i kishës, do jetë vendtakimi më Zotin për të gjithë vullnetmirët nga do që ata do jenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesimtareve nga Amerika rreth 70 persona, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre të konsiderueshme në ndërtimin e këtij objekti, u ra në sy fakti së kanë qenë të nënvlerësuar në mikpritje si dhe në mos celebrimin e plotë të meshës në gjuhen shqipe. Besimtaret nga Amerika si dhe vendasit patën vërejtët e tyre edhe paraqitjen e kostumeve kombëtare rreth altarit ku dominonte veshja malazeze, pa prezencën e kostumeve shqiptare, kur këta të fundit e përbejnë 95 %, të kryedioqezës së Tivarit dhe e mbajnë Kishën katolike të gjallë në këto treva stërgjyshore.
Por, krahas lëshimeve që ndodhin në rastet të tilla, inaugurimi i Katedrales së re të Tivarit, ishte një rikujtues për vlerën dhe rolin që ka luajtur kjo kryedioqezë në të kaluarën tonë historike në përballje më Kishën Ortodokse Serbe nga shek.. XI e në vazhdime dhe pushtimeve të egra osmane nga shek.. XV e deri të Pavarësia 1912. Pastaj kjo ishte një ditë rikujtese kur në këtë seli qenë ulur personalitet e njohura shqiptare, si: Gjon Bruno Harapi, (1551-1571) Pjeter Mazreku,(1624-1634) Gjergj Bardhi (1635-1644, Pjeter Bogdani, (1656-1677), Gjergj Vlladanji etj.
Prandaj, për shkak të historisë së lavdishme që pati kryedioqeza dhe të asaj tragjike pas Kongresit te Berlin 1878, sot duhet respektuar heroizmi i popullit shqiptar në këto treva qoftë edhe në mënyrë formale.
Falë popullit shqiptar, kishat në Mal të Zi, sot akoma janë të gjalla dhe mirë të frekventueshme. Inaugurimin i katedrales uroj që të jetë shenje e një shprese të re për popullin e kësaj kryedioqeze, ku jetojnë 14.171 katolik apo 2.65 % të katolikëve në range republike të shpërndarë ne 19 famulli.
{gallery}