Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrorajoni jugor” ka paralajmëruar funksionalizimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit gjatë vitit të ardhshëm.
Në njoftimin që u është shpërndarë konsumatorëve të kompanisë, “Hidrorajoni jugor” ka bërë të ditur se ky projekt ka kushtuar 20 milionë euro. Në të njëjtën kohë është theksuar se Prizreni do të jetë qyteti i parë në Kosovë që i trajton ujërat e zeza me një impiant të tillë, shkruan sot Koha Ditore.
“Që nga shkurti i vitit të ardhshëm një pjesë e madhe e ujërave të zeza në Prizren do të trajtohen në impiantin e ujërave të zeza. Ky do të jetë impianti i parë i kësaj madhësie në vend, me lokacion në Vlashnjë të Prizrenit”, shkruan në fletën informuese të kësaj kompanie.\Fisnik Minci.
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)
-
Prizreni po bëhet gati për trajtimin e ujërave të zeza
-
Impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Vlashnjë të Prizrenit ende nuk ka filluar operimin
-
Nënshkruhet marrëveshja 20 milionë euroshe për ujërat e zeza në Ferizaj
-
Mitrovica përfiton mbi 33 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza
-
Kërkohet nga Kuvendi të miratohet kredia e BERZH-it për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan