Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

‘Iluzioni’ i funksionimit të komunave veriore

Foto: Koha / ilustrim

Që nga dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, më 27 nëntor të vitit të kaluar, tashmë janë kaluar të gjitha afatet ligjore për zgjidhjen e këtij problemi, i cili më shumë është politik se sa ligjor, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Të katër kryetarët e dorëhequr janë pjesë e Listës Serbe.

Verolub Petroniq nga organizata joqeveritare “Qendra Humane në Mitrovicë”, thotë për Radion Evropa e Lirë që pavarësisht ofrimit të dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, me ç’rast ishte thënë se “administrata e vetëqeverisjes lokale e sistemit të Prishtinës, në veri më nuk ekziston”, megjithatë puna në njësitet e ndryshme të institucioneve të këtyre komunave, është duke vazhduar.

“Edhe më tej ato funksionojnë sikurse të mos ishin dhënë dorëheqjet. Zëvendëskryetarët e komunave nuk kanë dhënë dorëheqje. Pra, shërbimet që janë të nevojshme për funksionimin e qytetarëve punojnë edhe më tej. Tash, as qytetarët që janë në veri nuk e dinë se a janë apo nuk janë të dorëhequr kryetarët, sepse po krijohet një iluzion thuajse dorëheqjet nuk ekzistojnë, për shkak se gjithçka tjetër është duke funksionuar”, theksoi Petroniq.

Ai ka shtuar se tashmë është e dukshme që vetëm takimet e kryetarëve të katër komunave veriore të vendit me ambasadorët dhe përfaqësuesit e ndryshëm ndërkombëtarë në Kosovë, më nuk po mbahen.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

Artikuj të ngjashëm