Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ilir Deda e sheh Thaçin president dhe kryeministër të Kosovës

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda duke komentuar ngjarjet e fundit ka thënë se shprehja “Nuk e di” është bërë më e përsëritura nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Deda ka shtuar se përderisa dikush nuk din, është dikush tjetër- presidenti Hashim Thaçi, ai që din, e madje edhe uzurpon kompetencat e Qeverisë.

Reagimi i plotë i Dedës:

Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:

“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;

“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;

“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;

“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.

dikush “nuk din”, një tjetër - Thaçi - po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompetencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën.

Artikuj të ngjashëm