Ilir Deda, deputet Alternativës ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, po përgatiten për fillimin e tyre të ri, sipas tij, jo si udhëheqës shtetërorë, por si udhëheqës në opozitë.
Duke komentuar raportimet se Thaçi në natën e 22 dhjetorit, e kishte kontraktuar një kompani të afërt me presidentin Trump, për të përmirësuar imazhin e tij të komprometuar në arenën ndërkombëtare, dhe nënshtetësinë e Shqipërisë që e fitoi Haradinaj, Deda ka shkruar se dy bartësit shtetërorë po i japin Kosovës një sinjal të qartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike - që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar - që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror - por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar deputeti Deda.