Më 19 dhe 20 janar të vitit 1991, në qytezën kroate Stubiçke Toplice, ishin mbledhur krerë politikë, përfaqësues partish politike dhe aktivistë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova dhe nga rajone të tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë, me qëllim që të arrinin një konsensus gjithëshqiptar në synim dhe veprim, në kohën kur Jugosllavia i numëronte ditët e fundit të saj.
Desku i KOHËS paraqet pjesët e mbledhjes në dokumentarin “Stubiçke Toplice: Shqiptarët në prag të luftës më 1991”.
Gjatë mbledhjes së vitit 1991, Ilaz Ramajli, që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, tha se nëse e kërkon interesi i Kosovës janë të gatshëm të kthehen.
“Kemi biseduar gjatë ne delegatët dhe konsiderojmë se vendimi jonë mund të jetë, e lejojmë mundësinë, që mund të jetë të ketë qenë i gabueshëm. Mirëpo të gjitha vlerësimet që i kemi pasur dhe qëllimi jonë i cili ka qenë, barem në atë kohë na ka sjellë në përfundim se ne duhet të largohemi prej Kosovës. Asnjëherë delegatët nuk kanë qenë të larguar krejt prej Kosovës, gati gjithë kohën brenda në Kosovë kanë qenë një numër prej 30 deri 40 delegatë, ndërkaq numri tjetër ka qenë në Kroaci, në Slloveni e në shtete të jashtme. Qëllimi jonë i largimit nuk ka qenë vetëm pamundësimi i arrestimit, por në një mënyrë për shkaqe të cilat ndoshta nuk ka nevojë këtu të përmenden, ka qenë edhe mbrojtja juridike e akteve të cilat i kemi sjellë më 7 shtator në Kaçanik. Ne në bisedën që e kemi pasur pardje në Slloveni me një numër të madh delegatësh jemi obliguar që t'ua paraqesim edhe qëndrimin tonë se jena të gatshëm që edhe tani në qoftë se është interesi i Kosovës. Nëse me një akt të tillë do të arrihej një lëvizje pozitive sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës, ne jemi të gatshëm që të kthehemi që nesër në Kosovë”, tha Ramajli.
Materialin e plotë të dokumentarit “Stubiçke Toplice: Shqiptarët në prag të luftës më 1991”, që është xhiruar nga organizatorët e takimit – Lidhja e Shqiptarëve në Kroaci, me kameramanë Fatmir Lamën dhe Milazim Salihun – do ta shfaqim të plotë në Premiumin e portalit tonë, koha.net, prej të hënës së ardhshme.
-
Shala: Takimi në Stubiçke Toplice ishte vendimtar për të mos e futur Kosovën në luftë më 1991
-
“S’e kam ditur që shqiptarët në Kosovë s’e kanë të lejuar flamurin”
-
Në Premiumin e KOHËS dëgjoni audio-incizimin e takimit të vitit 1991 në Stubiçke Toplice
-
Shabani: Në takimin në Kroaci kishte tendenca për hapjen e frontit të jugut në Kosovë
-
Pikat konsensuale dhe komunikata që doli nga mbledhja në Stubiçke Toplice më 1991