Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të mërkurën ka dhënë këshilla për pushuesit të cilët shkojnë në det, “që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme”.
Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, siç shkruan IKSHPK-ja, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
“Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t'u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim: Përdorni krem mbrojtës nga dielli për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme, pini sa më shumë ujë, mbani syze dielli, shmangni notin vetëm (gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje), kontrollin kushtet e detit (respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit) dhe mbroni kokën dhe fytyrën me kapelë”, thuhet në këshillat e IKSHPK-së.
-
IKSHPK-ja del me rekomandime për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta
-
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta
-
IKSHPK-ja apelon qytetarët të mbrohen nga vapa, del me disa këshilla
-
IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes shkaku i temperaturave të larta gjatë fundjavës