Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e ka të pamundur që të jetë e pavarur, bazuar në mënyrën se si perceptohet në Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka thënë Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Shala ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se një nga çështjet e cila e pamundëson pavarësinë e kësaj agjencie është zgjedhja e drejtorit të saj, pozitë kjo e cila, cili sipas Projektligjit ka kompetenca të mëdha.
“IKD-ja ka gjetur se mënyra se si perceptohet kjo Byro brenda Projektligjit, kjo objektivisht e ka të pamundur që të jetë e pavarur. Fillimisht Byroja do të udhëhiqet nga drejtori i saj. Drejtori brenda Byrosë ka kompetenca jashtëzakonisht të mëdha, vendos në secilin rast nëse duhet të iniciohet verifikimi i pasurisë së dikujt apo duhet të propozohet konfiskimi në gjykatë. Ligji nuk jep detaje se si do të vendosë, thuhet se jepen kriteret mirëpo prapë se prapë nuk ka një procedurë që ai varet nga një konsultim apo nga një votë tjetër. Ligji i përcakton kriteret se si duhet të vendosë, mirëpo autoritetin brenda Byrosë e ushtron i vetëm. Ky drejtor zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga ana e Kuvendit. Kjo i bie se secila Qeveria e cila e ka shumicën në Kuvend do të mund ta zgjedhë të preferuarin e saj, sepse e ka mundësinë ligjore pasi e ka shumicën në Kuvend. Po flasim për shumicën e thjeshtë që është lloji i shumicës më të ulët që kërkohet në Kuvendin e Kosovës, që është maksimumi 61 vota”, ka sqaruar Shala.
Sipas tij, Byronë e bën jo të pavarur edhe fakti që edhe kriteret për shkarkimin e drejtorit të saj mund të bëhet me një shumicë të thjeshtë në Kuvend.
“Kjo nënkuptojnë që në momentin kur kemi ndërrim të Qeverive, mundet lehtësisht ta shkaktojë drejtorin e Byrosë dhe ta zgjedhë një drejtor tjetër. Kjo e bën të mundshme që kjo Byro të shndërrohet në mashë për secilën Qeveri”, ka shtuar Shala.
Edhe
Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit
Ai ka thënë se një prej rekomandimeve që të sigurohet pavarësia e këtij institucioni, është që përbërja e Byrosë të jetë kolegjiale dhe zgjedhja e tyre të bëhet me një shumicë të kualifikuar, dhe jo që kjo pozitë të zgjidhet nga partia që ka shumicën në Kuvend.
Shala ka thënë se Ligji në fazën aktuale nuk mund të kalojë tutje.
-
IKD-ja s’pret rezultate në të ardhmen e afërt nga Byroja për Konfiskimin e Pasurisë
-
Hasani: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar pa standard adekuat të të provuarit në gjykatë
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Gruda për Byronë: Fore e lodhët e LVV-së