Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Idrizi thotë se pjesëmarrja e Tahirit në takimet e gjyqësorit, shtytje për luftë më të madhe ndaj korrupsionit

21:17 - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka thënë se pjesëmarrja e ministrit Abelard Tahiri në takimin e mbyllur të KGJK-së me përfaqësuesit e Prokurorive dhe Gjykatave ishte shtytje për luftë më të madhe ndaj korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizim të vizave.

Në Puls të KTV-së, Idrizi ka thënë se në këto takime nga të gjitha palët është kërkuar që të mos ketë vetëm retorikë, por angazhim më të madh të të gjitha institucioneve në luftën ndaj korrupsionit.

Kohë më parë, për këtë pjesëmarrje të Tahirit në takimin e KGJK-së, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi kishte thënë se paraqet vepër penale.

Nga këto takime, sipas kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, në këto takime janë identifikuar mbi 40 raste të cilat po vlerësohen si raste të shënjestëruara.


Isufaj thotë se pas arrestimit të Gjuriqit është dashur të hapej rasti

Edhe Idrizi thotë se mbi 260 lëndë për korrupsion janë nëpër gjykata, sqaron çka i tha Kabashiqit Arbëri Idrizi thotë se mbi 260 lëndë për korrupsion janë nëpër gjykata, sqaron çka i tha Kabashiqit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, ka komentuar arrestimin dhe dëbimin e Marko Gjuriqit, shef i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Sipas tij, çdo kalim ilegal i kufirit është vepër penale dhe se për këtë çështje është dashur të hapej rasti.

Gjuriq në fund të marsit ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, pa lejen e institucioneve. Megjithatë, menjëherë pas arrestimit ai ishte dëbuar nga Kosova.

“Çdo kalim ilegal i kufirit paraqet vepër penale, pavarësisht pozitës. Nuk e di çka ka ndodhë por në raste të tilla duhet të hapet rasti”, është shprehur Isufaj në Puls të KTV-së.


Idrizi: KGJK i dha prioritet luftës së korrupsionit si kriter për liberalizim qysh më 2015

Sipas Nehat Idrizit, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ky institucion i ka dhënë prioritet lëndëve për korrupsion, që lidhen me kushtin për liberalizim të vizave, që nga viti 2015.

Edhe Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave Arbëri Me rekomandime synohet luftimi i korrupsionit për liberalizimin e vizave

Në Puls të KTV-së ai ka thënë se KGJK ka hartuar një plan veprimi me ç’rast është formuar një komision për të parë progresin apo dobësitë me procedimin e lëndëve.

“Si KGJK qysh në vitin 2015 kemi hartuar një plan për t’i dhënë prioritet lëndëve për korrupsion apo lëndëve që lidhen me liberalizimin e vizave. Në plan të veprimit është formuar një komision për të parë progresin, mangësitë apo dobësitë me rastin e procedimeve të lëndëve. Para disa ditësh ne organizuam një takim me kryetarët e gjykatave me prokurorë për mobilizim të më tepërt që lëndët të mos zvarriten dhe të zgjidhen sa më shpejtë”, ka thënë ai.