Udhëheqësi i grupit punës të Prishtinës për persona të pagjetur, Ibrahim Makolli, ka thënë sot, se duhet të hartohet një plan dhe strategji në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve për identifikimin e gabuar të personave të pagjetur.
Ai këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Pagjetur, me temën “Sfidat e identifikimi”.
Makolli një tjetër problem për çështjen e të pagjeturve, konsideron edhe mbetjet mortore në morgun e Prishtinës tash e sa vite, duke thënë se rishikimi i identifikimit të personave të pagjetur do të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.
Udhëheqësi i grupit punues për persona të pagjetur nga Beogradi, Velko Odaloviq kërkoi të bëhen më shumë përpjekje për identifikim e personave të pagjetur, ndërsa një tjetër sfidë që ai përmendi është edhe identifikimi i gabuar i personave të pagjetur.
Ndërkaq kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, ka thënë se në takimin në Gjenevë kanë kërkuar ndryshimin e strategjisë së punës për personat e pagjetur, por kjo nuk ka ndodhur dhe kërkoi nga familjarët të përqendrohen në këtë çështje.
-
BE-ja dhe Serbia fajësohen për mosadresimin e çështjes së të pagjeturve
-
Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon
-
Familjarët thonë se Deklarata për të pagjeturit është ende e mjegulluar
-
Në kërkim të të pagjeturve, së shpejti do të gërmohet në një lokacion të ri në Serbi
-
Shabiu: Çështja e të pagjeturve nuk u takon vetëm familjarëve