Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ibri e Sitnica do t’ia shtojnë hijeshinë Mitrovicës

Kreu i Komunës së Mitrovicës dhe Bordi i drejtorëve të kësaj komune kanë shqyrtuar sot Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale 2019-2021, me ç’rast kryetari Agim Bahtiri foli për disa nga projektet kapitale të parapara për këtë periudhë.

Gjatë tri vjetëve të ardhshme në Mitrovicë do të realizohet projekti kapital me vlerë 4.5 milionë euro për vazhdimin e rregullimit të shtratit të Ibrit, që do ta ndërrojë tërësisht hapësirën përreth tij, por që do të ketë edhe ndërtime në vetë lumin, që do ta bëjë këtë të duket mrekullueshëm. Kështu është shprehur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale 2019-2021.

Një projekt tjetër, sipas tij, shumë i rëndësishëm dhe më i kushtueshëm se ky, që do të realizohet nga MMPH, është ai për rregullimin e shtratit të lumit Sitnica, përkatësisht për ndërtimin e bankinave, shëtitores përgjatë lumit dhe ndriçimit të saj. Ky projekt do të kushtojë 7.3 milionë euro.

Ai njoftoi se gjatë këtij mandati të tij qeverisës, do të ndërtohen edhe 15 rrugë me vlerë prej 18 milionë euro, të siguruara nga Ministria e Infrastrukturës. Ai tha se kjo Ministri ka premtuar edhe 800.000 euro për rregullimin e tunelit në qytet, i cili gjatë viteve është dëmtuar shumë.

Artikuj të ngjashëm