Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ibrahimi: VV-ja gaboi kur vendosi vija të kuqe me partitë tjera dhe e la të lirë LDK-në të kërkojë çfarë të dojë

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit është i qartë.

Ai thotë se është për t’u çuditur se si tani pas dy muajsh është ende e paqartë se a do të bëhet koalicioni mes VV dhe LDK-së.

Sipas tij nëse do të ekzistonte dëshira për t’u bërë koalicioni atëherë ai do të bëhej.

“Është e vërtetë që VV ka një strukturë të re. Edhe VV në këtë proces ta jep ndjenjën sikur nuk do të bëjë këtë qeveri. Tash edhe LDK edhe VV nuk po i shohin më parimet shtetërore por vetëm interesat e ngushta politike”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se VV-ja ka bërë gabim duke vendosur vija të kuqe me partitë tjera.

Edhe Ibrahimi: LVV-në dhe LDK-në i karakterizon arroganca dhe lakmia Arbëri Ibrahimi: LVV-në dhe LDK-në i karakterizon arroganca dhe lakmia

“VV ka bërë gabim duke vënë vija të kuqe me të gjithë dhe duke e lënë të lirë LDK-në të kërkojë çfarë të dojë”, ka thënë ai.

Sipas tij, asnjëra nga partitë nuk janë të gatshme për koalicion ashtu siç u paraqitën para certifikimit të zgjedhjeve.

Ai në Interaktiv të KTV-së tha se në një situatë të tillë duhet të arrihet marrëveshja, por sipas tij, kjo zvarritje duket sikur po shkon në shtyrje të qeverisë.

“Vetëvendosje me shtyrjen e qeverisë po mundohet ta shtyjë edhe negociatat e më pas mund të mbahen zgjedhjet në Serbi e të ndërrohet struktura udhëheqëse”, ka shtuar ai.

Duke folur për pozitën e presidentit, ai thotë se nuk beson që roli i presidentit duhet të jetë pjesë një dialogu të tillë.

“Debatohet e diskutohet shumë shpesh që presidenti në Kushtetutë ka këtë mandat apo këtë perspektive, por nëse lexohet Kushtetuta ashtu siç duhet nuk duhet të ketë një president partiak. Po shihet që në qeverisjen e Haradinajt është e vështirë të kesh dy persona të fuqishëm me kompetenca ekzekutive. Presidenti duhet të vije nga shoqëria e cila do të prezantonte një konsensus. Jahjaga ka qenë një personalitet i tillë e cila e ka luajtur rolin kushtetues”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë se presidenti nëse zgjidhet nga populli do të kishte edhe më shumë fuqi.

Sipas tij, atëherë presidenti do të kishte më shumë kompetenca.

“Unë mendoj se këtu duhet të krijohen rrethana ku do të gjitha partitë duhet të pajtohen që presidenti të mos jetë nga asnjë parti politike”, ka thënë ai.

Ai thotë se për të arritur marrëveshjen mes VV-së dhe LDK-së duhet të bëhet ndonjë kompromis, për të vendosur vendin në një rehati nga lufta për presidentin.

Sipas tij argumentet që janë të barabartë në fitore nuk qëndrojnë sepse sipas tij, nëse ekziston edhe një votë më shumë atëherë je i pari.

Sipas tij, qytetarët kanë filluar të zhgënjehen sepse të dyja partitë e kanë vendosur interesin e tyre

Edhe Analistët shohin rritje hendeku mes palëve politike - pak pritje për marrëveshje Arbëri Analistët shohin rritje hendeku mes palëve politike - pak pritje për marrëveshje

“Nëse kështu kanë filluar nuk pres që do të ketë një qeverisje ashtu siç ka filluar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se presioni ndërkombëtarë do të jetë më i fuqishëm për krijimin e qeverisë.

Ibrahimi ka thënë se nuk mund të pritet 26 dhjetori pa asnjë marrëveshje. Sipas tij, pas kësaj date do të ketë zvarritje edhe më të keqe.

“Unë po shpresoj që VV dhe LDK do të arrijnë një marrëveshje. Vetëvendosje është e para dhe ka të drejtë nominimin e kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Vijat e kuqe nuk duhet të vihen sidomos në skenën politike”, ka thënë ai.

Sipas tij PDK duhet të mësojë se si është të jesh në opozitë.


Ibrahimi thotë se Demokratët po i bëjnë favore Trumpit me “impeachment”

Ilir Ibrahimi, njohës i politikës amerikane, ka thënë se nuk pret që Senati të përkrahë iniciativën për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Ai ka thënë se votimi në Dhomën e Përfaqësuesve për procesin e “impeachmentit” apo “fajësimit” të Trumpit, e që mund të çojë në shkarkim të tij, ishte i ndarë në vija të qarta partiake.

Sipas tij, kjo “fushatë” më shumë i bën favore vetë Trumpit sesa kandidatëve Demokratë për postin e presidentit.

“Ajo që pamë te Dhoma e Përfaqësuesve është se votimi ishte i ndarë në vija të qarta partiake sepse asnjë votë e Republikanëve s’ishte pro ‘impeachmentit’. Mendoj se është bërë më shumë për çështje të fushatës e zgjedhjeve sepse edhe Demokratët e dinë se nuk mund ta bëjnë këtë, andaj kemi parë që po ka zvarritje të procesit që të përfshihet në kohën e fushatës zgjedhore. Kjo më shumë po i bën favor vetë Trumpit sepse po merr audiencë të madhe në Amerikë, pa pagesë, sepse e dimë që fushata kushton shumë. E gjithë biseda është për Trumpin e kandidatët demokratë as që po dëgjohen. Ka bazë të fuqishme të Republikanëve që as nuk duan ta dinë për këtë proces, e përkrahin shumë Trumpin e kjo ndoshta do të çojë në rizgjedhjen e tij president”, ka deklaruar ai.

“Kjo po prezantohet si diçka që po bëhet vetëm për fushatë. Dy akuza në të cilat bazohet ‘pengesa e Kongresit’ dhe ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare’ janë kundërargumentuar nga Republikanët dhe është vështirë të vish në një pikë që të çojë në shkarkim. Po shoh se do të ketë zvarritje deri në nëntor që të bëhet kjo pjesë e fushatës. Sa do të ketë sukses, dyshoj, por të shohim”, ka deklaruar më tej ai.

Edhe Njohësit: Zgjedhjet e dhjetorit mund të sjellin koalicione të pazakonta Arbëri Njohësit: Zgjedhjet e dhjetorit mund të sjellin koalicione të pazakonta

Sipas tij, Joe Biden mund të jetë rivali më i fortë ndaj Trumpit nëse arrin të fitojë zgjedhjet te Demokratët, por ka thënë se do ta ketë të vështirë të triumfojë në garën brenda partisë.

Për postimin e djeshëm të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, se është kundër shkarkimit të Trumpit, Ibrahimi ka thënë se shpreson që ky të jetë vetëm qëndrim personal sepse si shoqëri “kemi pasur gjithmonë qasje jopartizane”.