Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaroi Kosova ka humbur një shans të madh me sanksionimin për pjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”, derisa tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të mos përfundojnë këtu.
Ai deklaroi në “60 Minuta” të KTV-së të mërkurën se edhe 2-3 masa sanksionuese mund të vijnë, e prej tyre janë ndalja e lobimit pro Kosovës dhe ndalimi i vizitave të liderëve në SHBA. Sipas Ibishit, kryeneçësia e krerëve institucionalë e ka dëmtuar Kosovën, në këtë periudhë kur serbët po protestojnë në veri.
“Liderët haptas po e refuzojnë bashkëpunimin, e kjo ka hasur në kritike me nota të rënda që po kemi edhe pasoja. Njëra ndodhi dje me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e i mundshëm është edhe suspendimi i 2-3 masave, nëse ky bashkëpunim do të mungojë”, deklaroi ai.
Sipas njohësit të sigurisë, Kosova lëshoi një shans të madh për stërvitje ushtarake, ndërsa shtoi se sinjalet janë të këqija.
“E papranueshme se si politikanët tanë janë naivë, çdoherë refuzojnë diçka nga partnerët strategjikë, që na kanë ndihmuar për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtim...Serbët po nxisin protesta e dhunë, por po bashkëpunojnë. E kemi KFOR-in këtu që është prani ushtarake më e qëndrueshme, dominuese në rajon”, shtoi Ibishi.
Edhe A do ta mbrojë KFOR-i Kosovën?Ai theksoi se oferta e kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri do të duhej të bëhej në koordinim me ndërkombëtarët, ndërsa tha se reagimi i mëhershëm partnerëve kishte hasur në vesh të shurdhër.
“Prokuroria i ka identifikuar sulmuesit me armë zjarri, nuk janë lëndime por plagosje nga armët e zjarrit. Kanë nisur arrestimet e para, duhet të vazhdohen. Të arrestuarit janë edhe me emra, janë caktuar paraburgime, e reagimi i Listës Serbe është si kusht i tretë që ata të lirohen. Këta (protestuesit) i kanë përdorur të gjitha mjetet, s’kanë pasur mundësi të tjera sepse ato që kanë pasur me koktej molotiv, me armë zjarri e mjete të forta, e kimike, duke i ikur ballafaqimit, kanë përdorur këtë arsenal”, deklaroi ai.
Ibishi: Opozita ka qenë e fjetur, s’ka pse të kërkojë tash dorëheqjen e Qeverisë
Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaroi se opozitës s’i bën nder kërkesa për dorëheqjen e Qeverisë Kurti në këtë situatë, derisa shtoi se partitë opozitare kanë qenë fjetura gjatë tërë kohës.
Sipas tij, opozita reagoi vetëm në këtë moment të rëndë, ndërsa shtoi se “zëri është dashur të ngrihej më herët.
Edhe Le të mbarojë më!“Opozita ka qenë e fjetur, e tash në një moment mjaft të rëndë, s’e di pse e ngreh zërin kur është dashur shumë më herët. S’ka qenë e unifikuar në qëndrime. Jo tash kur jemi në situatë shumë të ndieshme të kërkohet diçka e tillë, e papranueshme e asaj që është dashur të kërkohet më herët. Realisht asnjë s’ka qenë për një punë të mirë. Nuk iu bën nder edhe kjo”, theksoi ai.