Dështimin e sistemit të drejtësisë në vend e tregon më së miri rast i Rrahim Bajramajt, që pavarësisht që u shpall i vdekur edhe 8 vjet pas nuk po arrin të shohë gjykimin e ‘vrasësve’ të tij, që për ironi janë pjesë e vetë sistemit të drejtësisë.
Tri gjykata themelore në Prishtinë, Prizren e Gjilan e hodhën tutje rastin, pikërisht për faktin se të akuzuarit ishin kolegë të tyre, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE Meriman Vehapi, i akuzuari kryesor, vazhdon të jetë avokat i regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës, e cila pavarësisht insistimit të KTV-së, nuk do të merret me rastin.
Avokati i Popullit thotë se në këtë rast u shkelën të drejtat e njeriut dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Andaj avokati i popullit i ka rekomanduar Gjykatës Themelore në Prishtinë se duke marrë për bazë faktin se aktakuza është ngritur në vitin 2012 dhe nuk ka pasur asnjë veprim procedural për vendosjen e lëndës, të marrë masa të menjëhershme për shqyrtimin edhe vendosjen meritore për këtë rast.
I gjalli që s’po mund të shohë gjykimin e atyre... by kohanet