Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I dehuri kërkon punë dhe kërcënon me armë kryetarin e Vushtrrisë

Personi që ka kërcënuar me armë kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka qenë i dehur.

Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për TV Arta.

“Policia ka arrestuar shtetasin S.I. para objektit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë si dhe ka konfiskuar një revole. Ndaj tij bien 2 vepra penale: armëmbajtje pa leje dhe kanosje”, ka thënë Zahiti.

Derisa policia nuk ka ende arsye të kanosjes mësohet se i dyshuari kishte kërkuar punë në zyrën e kryetarit Mulaku.