Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni thotë se LDK-ja, pos koalicionit me VV-në, opsion e ka edhe mbetjen në opozitë

Foto: Driton Paçarada / KD

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni tha se zotimi i LDK-së qysh para zgjedhjeve se nuk do të ketë koalicion tjetër përveç se me Vetëvendosjen po keqpërdoret nga kjo e fundit.

“Kam frikë se Vetëvendosja po abuzon me gatishmërinë, me sinqeritetin dhe me transparencën që e shquajnë LDK-në. E ka marrë VV-ja si duket tërësisht të gatshme që LDK-ja vetvetes ia ka mbyll çdo alternativë dhe nuk ka ku shkon, duhet të hyjë në koalicion, por nuk qëndron ashtu”, tha Hyseni për Rtv21, duke shtuar se LDK-ja ka një opsion të dytë që sipas tij është mbetja në opozitë.

E se cili opsion do të zë vend, kjo sipas Hysenit varet prej Vetëvendosjes.

Edhe sot janë takuar Albin Kurti e Isa Mustafa, por që ende nuk kanë arritur që të merren vesh për bashkëqeverisje. Dallimet e tyre qëndrojnë tek ndarja e postit të presidentit për të cilin këmbëngul LDK-ja.