Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Stabilizim-Asociim.
Sikurse edhe ministrat tjerë, edhe Hyseni ka raportuar me dyer të mbyllura në këtë komision.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas raportimit, ministri i MPB-së tha se është trajtuar progresi që MPB ka bërë në zbatimin e masave për zbatimin e MSA-së nga fushëveprimi i saj, raporton KP.
“Ishte konstatim i përbashkët që është bërë progres në këtë fushë nga MPB, por në të njëjtën kohë konstatuam që ka edhe masa të pazbatuara që sërish në masën më të madhe lidhen me veprime ndërsektoriale ose kushtëzohen nga progresi në fushën e legjislacionit. Ishte një bashkëbisedim i mirë i asaj se ku gjendemi në fushën e zbatimit të masave që dalin nga MSA-ja e që bien në fushën e Ministrisë së Brendshme”, tha Hyseni.