Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hyseni për kioskat në Prishtinë: Jemi objekt për politikanë sa herë ndërrohen pushtetet

Përfaqësuesi i shfrytëzuesve të kioskave, Sadudin Hasani, ka thënë se secila qeverisje komunale e cila vjen në pushtet, merret me ta.

Ai ka thënë se kanë pasur takim me drejtorin e Inspeksionit dhe kanë bërë dakordim që deri në vazhdimin e lejeve për kioska t’i mbajnë nga katër frigoriferë.

Hasani ka thënë se pas dy muajve ka ardhur shkresë nga Inspeksioni ku janë urdhëruar që të largohen të gjithë frigoriferët jashtë kioskës.

“Frigoriferët lëshojnë shumë nxehtësi dhe është e pamundur që të mbahen brenda. Edhe ashtu ato janë nga xhami dhe gjatë verës duhet punuar me klimë. Nuk besoj që kjo qeverisje komunale nuk do të na anashkalojë. Kemi bërë kërkesë për leje të reja, për leje të frigoriferëve. Nga 50 kioska, 20 kanë dështuar. Ne jemi të shkelur nga bizneset e mëdha, por të paktën presim përkrahje nga kryetari. Ne i kemi larguar frigoriferët e tepërt”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Prishtinën nuk e përfshinë vetëm qyteti, dhe kioskat mund të vendosen edhe në periferi dhe në fshatra.

Edhe Protestojnë bizneset e vogla, kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve në kiosqe Arbëri Protestojnë bizneset e vogla, kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve në kiosqe

Sipas tij, para zgjedhjeve kanë pasur takim me kryetarin Përparim Rama dhe ka thënë që do të shikojnë mundësinë që të bëhen 100 kioska.

“Ne do të presim përgjigje këto dhjetë ditë. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona nëse kërkesat tona nuk realizohen. Ne kërkojmë dy deri në katër frigorifer t’i ketë një kioskë”, ka thënë ai.