Ish-kryenegociatoi i Kosovës në dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë që nëse sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, në konferencën e Mynihut, nuk i takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti si pasojë e mospërputhjes së agjendave nuk e sheh si problematike. Megjithëkëtë ai ka theksuar se kjo ka lënë një shije shumë të keqe.
Hyseni të hënën në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka theksuar se është hera e parë që duket se Kosova ka një tip bllokade në komunikimet me zyrtarët Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
“Kjo duke ashiqare, është evidente që ka një ftohje, ka një lloj kolozioni, një lloj konfrontimi, ajo që dihet është se nuk ka një komunikim intensiv dhe sistematik midis administratës së presidentit Biden dhe Qeverisë së Kosovës”, ka theksuar Hyseni, duke shtuar se edhe dialogu dypalësh Kosovë-Amerikë, është bllokuar tash e një vit.
“Kjo ka ardhur si rezultat i politikave të pamenduara, të paanalizuara mirë nga Qeveria Kurti, sidomos nga shtatori i vitit të kaluar, veprimet në veri, refuzimi i këshillave dhe rekomandimeve shumë dashamirëse të SHBA-së dhe gabimeve të mëdha që janë bërë në veri, ku është krijuar tashmë një akt i kryer, ku Kosova tanimë nuk ka asnjë ndikimi dhe lloj pranie as institucionale, as administrative. Kjo është krijuar tërësisht me fajin e politikave të Kurtit e të Osmanit”, ka deklaruar Hyseni.
Ish-ministri i punë ve të Jashtme i Kosovës, ka thënë se aktualisht Kosova është bërë një problem shtesë i SHBA-së, për ta stabilizuar gjendjen në rajon dhe se paraqet rrezik për krizë potenciale.
Edhe
Hyseni: Qeveria është dashur ta ketë planin e vet për Asociacionin, jo t’i presë të tjerët
Hyseni ka theksuar se nuk po i pëlqen që liderët e shtetit nuk po kanë konsistencë në qëndrimet e tyre karshi planit evropian.
Hyseni: SHBA-ja dhe BE-ja s’do të lejojnë Asociacion me kompetenca ekzekutive
Ai ka thënë se e përkrah këtë plan dhe se ai përben një hap të rëndësishme të ndërmjetëm drejt qëllimit përfundimtar.
“Një marrëveshje të mirë nuk duhet ta hudhim vetëm për arsyen se duam një marrëveshje të përsosur, pra nuk guxojmë të lejojmë që e përsosura të bëhet armike e një zgjidhjeje të mirë në këtë rast si është plani evropian e ku është edhe Asociacioni, tani varet nga shkathtësitë negociuese të Qeverisë së Kosovës, të trupave të ndryshme këshillëdhënëse se si do të paketohet aty Asociacioni, a do të kënaqen apetitit apo egot e një lideri, që të bëhet lojë semantike më fjalë, të ndërrohet emri, a do të jetë një trupë koordinuese e komunave me shumicë serbe, pak ka rëndësi por esenca nuk do të ndryshojë, me rëndësi është që të mos ketë kompetenca ekzekutive. Unë jam i bindur që SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive”, ka theksuar Hyseni.
Sipas tij është e rëndësishme që në marrëveshjen për Asociacionit në vitin 2015 është specifikuar që Statuti i Asociacionit nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin eksplicit të Gjykatës Kushtetues.
Hyseni: Kurti ka lënë njerëz të vdekur në rrugë duke kundërshtuar pavarësinë e Kosovës
Hyseni ka komentuar edhe gjashtë kushtet e Kurtit për themelimin e Asociacionit.
Edhe
Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat e operacionet, jo me vlerat a qëllimet strategjike
Sipas tij këto kushte, përveç atij për grumbullim të armëve ilegale në veri, të cilin ai e ka quajtur kusht qesharak, kanë qenë të parapara edhe më herët.
Hyseni ka thënë se ka një bindje që Kurti nuk do të bëjë tani gabime në politikë, siç sipas tij ka bërë në të kaluarën.
“Në politikë ai nuk ka bërë asnjë veprim të pagabueshëm, prej që është në politikë nga vitit 2006, ka lënë edhe qytetarë të vdekur në rrugë, duke demonstruar kundër pavarësisë së Kosovës. E them me keqardhje për ato familje, për ata njerëz në qëllimin e mirë të të cilëve nuk kam asnjë dilemë. Por Kurti e ka një telashe të madhe, ai ka thënë se s’do të ketë kurrë Asociacion, ai vazhdon të thotë që Gjykata Kushtetuese ka thënë që s’duhet të bëhet Asociacioni e kjo është e kundërta, Kushtetuesja ka thënë që duhet të bëhet por duhet të kihen parasysh këto kushte, që janë vërejtje kozmetike”, ka deklaruar Hyseni.
Hyseni: LDK-ja po bën politikë për vota
Edhe
SHBA: Pezullimi për shkak të veprimeve të qeverisë, s’ka të bëjë me Serbinë
Ai ka kritikuar edhe qasjen e partive opozitare, përfshirë atë të LDK-së, pjesë e së cilës ka qenë, në procesin e dialogut.
“Kujtoj që opozita pa përjashtim të gjitha partitë, hiq ndoshta AAK-ën që ka qenë ndoshta pak më e qartë në qëndrimet e saj dhe pak më me vizion, partitë tjera po bëjnë politikë për vota, sepse nëse sot partitë deklarohen se nuk penojnë asnjë marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke brenda sot për sot, është politikë që pastër për vota dhe për like në Facebook, nuk është politikë për interesa të shtetit”, ka theksuar Hyseni.