Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn, të cilin e njoftoi për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, si dhe për proceset aktuale të Kosovës.
Të dy ministrat biseduan për çështjen e migrimit të parregullt të qytetarëve të Kosovës, të cilët po qëndrojnë në Luksemburg dhe për format e marrëveshjes së riatdhesimit të tyre në Kosovë.
Po ashtu, ministri i Jashtëm i Luksemburgut ofroi përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe në përkrahjen në nismat për anëtarësim të vendit tonë në organizatat ndërkombëtare.
Artikuj të ngjashëm