Autostradës 800 milionëshe, ku afërsisht një kilometër i ka kushtuar 12 milionë euro, ende nuk i është vënë pika. Ajo ka ende probleme.
Ka një periudhë të gjatë kohore që hyrja në autostradë prej Veternikut të Prishtinës është ngushtuar. Shenjat tregojnë se nuk duhet kaluar në anën e majtë të hyrjes.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë për Ndërtimi.info se ky problem është diskutuar me Bechtel-Enkan, teksa tregon për shkakun.
“Kemi të bëjmë më rrëshqitje të dheut deri në 20 metra në thellësi, që thjeshtë me thënë është një rrëshqitje e dheut e paparaparë”, tha Zharku.
Sipas tij, Bechtel-Enka ka gërmuar në thellësi për të futur pilotë që stabilizojnë dheun, teksa përmend edhe afatin e kryerjes së punimeve.
“Ata kanë kërkuar një kohë, që të shohin se a po lëviz dheu. Besojmë që brenda vitit do të rregullohet”, shtoi ai.
Edhe
‘Bechtel - Enka’ i kërkon edhe 50 milionë euro për dy kyçje dhe një mbikalim në “Arbën Xhaferi”
Ndertimi.info ka pritur me shumë se dy javë për një përgjigje nga kompania Bechtel-Enka, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Kostot për rregullimin e këtij problemi do t’i mbajnë Bechtel-Enka.
-
“Bechtel - Enka” i lyp 50 milionë euro për tri kyçje, faturon 1.18 milionë euro për çdo muaj të qëndrimit në Kosovë
-
Ministria e Infrastrukturës shpërfilli raportin që argumentoi pse nuk duhet paguar 53-milionëshi
-
Zharku: Shpronësimet e çojnë në mbi 800 milionë euro koston për “Arbën Xhaferi”
-
Zvarritet vlerësimi rreth vonesave në punimet e autostradës për në Shkup