Kosova vazhdon të mbajë vendin e parë për hyrjet në Shqipëri.
Numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit dhe shkurtit është 140.687, me një rritje prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit kaluar.
Megjithëse Kosova mban pozitën e liderit për hyrjet në Shqipëri prej 19 vjetësh, shtetasit e saj, por edhe banorë të Kukësit me rrethinë, si përdoruesit kryesorë të Rrugës së Kombit tashmë do të kenë një “postbllok” në afërsi të tunelit të Kalimashit dhe “për të çarë” atë duhet paguar një tarifë duke filluar me 5 euro (10 euro vajtje-ardhje), raporton Koha.net.
Kjo tarifë, nisë qysh nga mesdita e sotme ku çdo veturë që do të kalojë në tunelin e Kalimashit, pjesë e Rrugës së Kombit, do të paguajë 5 euro.
Kjo pagesë do të nisë nga ora 12:00 e mesditës së sotme, e diel, dhe do të kryhet në hyrje të tunelit.
-
Pagesa në Rrugën e Kombit pritet të nisë më 25 mars
-
Aplikimi i tarifave ka “ulur” trafikun në Rrugën e Kombit
-
Pagesa për Rrugën e Kombit, më shumë se 5 euro
-
Në Shqipëri propozohet subvencionimi i taksës së Rrugës së Kombit për turistët kosovarë
-
Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi