Zëvëndësambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, e shoqëruar nga drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, të martën kanë vizituar fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Hope tha se bujqësia është një prej sektorëve për zhvillimin ekonomik, rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
USAID mbështet këtë sektor me kultura të reja bujqësore.
Edhe Hyland tha se është kënaqësi që me grantet e USAID po krijohen vende të punës edhe për studentë dhe të rinj në këtë sektor. Bujqësia sipas saj ka një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
- Ndërtimi i së ardhmes së Kosovës, një vend pune pas tjetrit
-
Haxhiu: Mënyra më e mirë për të nderuar mbështetjen amerikane, ndërtimi i shtetit të denjë
-
Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme
-
SHBA: Presim që plani i Qeverisë për xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes
-
Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë e re drejt prioriteteve të përbashkëta