Kryeministrit të Kosovës i pëlqejnë armët e zjarrit. Në një prej deklaratave më të pabesueshme të vitit, Haradinaj tha për Interaktiv se ai gjuan nëpër oda, kanunçe.
Komenti u bë në përgjigje të gjuajtjes me armë nga zv/kryeministri Dardan Gashi në një ndejë në odën e zv/kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj, raporton Interaktiv i KTV-së.
Haradinaj tha se as që e ka diskutuar këtë me njërin prej 5 zëvendësve të tij, porse nuk është kiamet të gjuhet me armë, sepse është pjesë e traditës kosovare. Por, për shumë familje në Kosovë që kanë humbur njerëzit më të dashur nga armët, apo plumbat qorr deklarata ishte skandaloze.
Për shkak të mburrjes me Kanunin, opozita nisi ta quajë Kryeministër Kanuni.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj për emërimet e Kurtit: Ligjërisht të lejuara, por të panevojshme dhe të pahijshme
-
Haradinaj për propozimin e VV-së: Lojë e Kurtit
-
Haradinaj: Kurti ka vendosur të shkojmë në zgjedhje, po përgatit pako financiare
-
Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë
-
Haradinaj: Kurti shpenzon më së shumti para duke i ushqyer 'zagarët' që fyejnë shqiptarët