Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humolli: Në ndërtimtari dhe gastronomi ka më së shumti shkelje të marrëdhënies së punës

Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se viteve të fundit ka pasur rritje të raportimeve të shkeljeve nga marrëdhënia e punës dhe parregullsive në vendin e punës. Shkeljet e tilla, KDI-ja ka gjetur se ndodhin edhe në sektorin publik, e jo vetëm në atë privat.

Sipas KDI-së, në sektorin privat shkeljet ndodhin pas punësimit, e në sektorin publik më së shumti shkeljet ndodhin gjatë procesit të punësimit, përfshirë rekrutimin.

Albesa Humolli nga ky institut ka thënë se shumë prej rasteve të shkeljeve përfundojnë me padi në gjykatë.

“Viteve të fundit është shqetësuese se numri i raportimeve nga fusha e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve është më i madh se çdo herë tjetër. Vetëm vitin 2023 janë rreth 100 raste janë raportuar nga shkelje të marrëveshjeve të punës”, ka thënë ajo në “Interaktiv”.

Humolli ka thënë se edhe numri i inspektorëve të punës është i vogël.

“Tani numri i inspektorëve është diku 60... kur ka inspektime më të shpeshta në rajone edhe shkeljet që evidentohen do të jenë më të mëdha”, ka shtuar.

Edhe KDI: Shkelje të të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik LAJMET E MBRËMJES KDI: Shkelje të të drejtave të punëtorëve edhe në sektorin publik

E, ka treguar se kategoritë ku më së shumti raportohen shkelje të marrëdhënieve të punës janë ato shërbyese.

“Janë kategoritë shërbyese, sektori i ndërtimtarisë, gastronomia, në këto kategori gjejmë shkelje më të mëdha”.