Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

‘Hugo Boss’ çon në gjykatë Drejtorinë Shqiptare të Markave dhe Patentave

Shoqëria gjermane e veshjeve “Hugo Boss Trade Mark Management GMBH” ka hapur një proces në Gjykatën Administrative në Tiranë kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave, ku palë e tretë është edhe Avokatura e Shtetit.

Kompania gjermane i kërkon gjykatës të shfuqizojë regjistrimin e markës me numër AL/T/2015 me aplikant shoqërinë italiane “Andrea Bossi”.

Ankesa e Hugo Boss në Gjykatën e Administrative të Apelit u bë më datën 19 maj.

Kompania italiane Andrea Bossi ka kërkuar të regjistrojë markën e saj për artikuj veshjesh, këpucësh, kapelesh. Përfaqësuesi i saj në Shqipëri sipas të dhënave nga Drejtoria e Markave dhe Patentave është Ardit Loloçi me adresë “Rruga e Bogdanëve”.

Mirëpo gjiganti europian i veshjeve Hugo Boss ka paditur autoritetet shqiptare për regjistrimin e kësaj marke.

Marka është një fjalë, simbol, vizatim, apo kombinim i fjalëve, i frazave, simboleve apo vizatimeve që identifikojnë dhe dallojnë burimin e mallrave të një pale nga ato të një pale tjetër.

Edhe “Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare Kronikë “Nike” padit biznesin kosovar për shkelje të markës tregtare

Përkufizimi i markës së shërbimit është i njëjtë me atë të markës tregtare, me përjashtim që ato të identifikojnë dhe dallojnë burimin e shërbimeve dhe jo produktet.

Sistemi i regjistrimit ndërkombëtar të markave rregullohet nga dy marrëveshje ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ka aderuar si shtet anëtar.