Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
BETIMI PËR DREJTËSI

Ankesa se API-ja regjistroi dy marka me emrin e njëjtë e me dallime të vogla

Përfaqësuesi i Afrim Borovcit, pronarit të “Baron”, avokat Arber Fazliu ka thënë se është e çuditshme dhe e jashtëligjshme se si Agjencia për Pronësi Industriale (API) e ka regjistruar markën me emrin e njëjtë dhe me dallime shumë të vogla në mes markës së klientit të tij dhe markës se Burim Borovcit.

“Në fakt është interesante mënyra e regjistrimit të kësaj marke tregtare duke marrë parasysh faktin se Agjencia për Pronësi industriale ka qenë e njoftuar nga ana e jonë ka qenë e kundërshtuar mënyra e regjistrimit të tyre, po ashtu në procedura të tjera për lënde të njëjta e kanë qenë të njoftuar se “Baron SH.P.K” e ka mbrojtur të markën tregtare të vet dhe e njëjta nuk mund të përdoret pa autorizim, mirëpo ajo në kundërshtim me ligjin për marka tregtare e ka bërë regjistrimin e markës tregtare dhe kësisoj e ka edhe është duke u përdorur tani më nga pala tjetër Burim Borovci”, ka thënë avokati Fazliu .

Përveç emrit “Baron”, është edhe fonti i shkronjave ai që i bënë këto dy marka të ngjashme. Por, përfaqësuesi i Burim Borovcit thotë se është Agjencia ajo që kujdeset sepse ajo ka mandat për regjistrimin e markave tregtare.

“Fondi i shkronjave është i njëjtë në raport me emrin e subjektit juridik të klientit tim. Nëse është fonti i shkronjave njëjta, Agjencia për Pronësi Industriale i ka vlerësuar sepse sikur markën tregtare të subjektit “Eurotek- Baron” ashtu edhe markën tregtare të klientit tim ajo i ka pas, ajo është Agjencia që i ka lshu edhe ajo është që kujdeset për markat tregtare. A është markë e njëjtë, a është e ngjashme, a ka dallime në mes tyre, ata i vlerësojnë sepse ligji mbi markat tregtare i ka përcaktu kushtet kur konsiderohet një markë e njëjtë”, ka thënë ai.

Në lidhje me regjistrimin e markës tregtare “Baron” në Gjilan me gjithë ngjashmëritë me markën e regjistruar me herët, Agjencia për Pronësi Industriale thotë se për të njëjtën markë nuk kanë pranuar ndonjë ankesë gjatë fazës tremujore të publikimit e as ndonjë ankese tjetër nga pala.

Edhe “Lufta” për makën tregtare, të dy përfaqësuesit pretendojnë se klientët e tyre kanë të drejtë BETIMI PËR DREJTËSI “Lufta” për makën tregtare, të dy përfaqësuesit pretendojnë se klientët e tyre kanë të drejtë

“Deri me sot në API nuk është paraqitur ndonjë kërkese kundërshtimi, shfuqizimi, revokimi apo ndonjë vendim gjykate ne lidhje me ndonjë marke tregtare qe përmban emërtimin “ Baron”, thuhet në përgjigjën e Agjencisë duke shtuar edhe se nëse pronari i markës mendon se iu është shkelur e drejta mund të bëjë kërkesë për shfuqizim.

Në lidhje me këtë rast, përfaqësuesi i Afrim Borovcit thotë se tashme kanë bërë padi të re për shkelje të markës tregtare.