Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Huazimi i naftës e shpëton kryeqytetin nga bërlloku

Foto: Koha

Kryeqyteti është zgjuar të premten i mbuluar nga bërlloku për shkak të mosmarrëveshjes që ka Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Pastrimi” me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK).

Kjo e fundit ia ka bllokuar xhirollogarinë “Pastrimit”për shkak të borxheve që i ka, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë që ishte paralajmëruar se prej të premtes nuk do të mblidhen mbeturinat në kryeqytet dhe në komunat ku operon “Pastrimi”. Për ta zhbllokuar këtë gjendje, Komuna e Prishtinës i ka huazuar derivate “Pastrimit”. Ndërkohë që gjatë ditës së premte është arritur edhe marrëveshje me KMDK-në për zhbllokimin e llogarive bankare.

Gazeta ka kërkuar gjatë ditës së premte përgjigje nga dy kompanitë publike për çështjen e mosmarrëveshjeve, dhe po ashtu për përgjegjësinë që kanë për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave. Por asnjëra e as tjetra nuk kanë kthyer përgjigje deri në orën 16:00 të ditës së premte. Njësoj ka vepruar edhe Komuna e Prishtinës, por zëdhënësja e saj, Miranda Mullafazliu, në vend të tyre e ka dërguar komunikatën për media të këtij institucioni dhe një postim të kryetarit Ahmeti.

Në komunikatë thuhet se nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjidhura brenda kompanive publike që ofrojnë shërbime, të pësojnë qytetarët e Prishtinës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)