Ministrja në largim e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka kremtuar 100-ditëshin e punës së saj në krye të këtij dikasteri qeveritar.
Prezantimin e raportit të punës për këtë periudhë, Hoxhiqi e ka bërë në njërin prej lokaleve në kryeqytet, e jo brenda objektit të Ministrisë, raporton KTV.
Këtë është munduar ta arsyetojë me mungesë hapësire në Ministri.
Hoxhiqi nuk ka dhënë informata se sa ka kushtuar rezervimi i sallës në njërin nga restorantet në Prishtinë.
KTV-ja ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Pushtetit Lokal për shumën e shpenzimeve për këtë rezervim, por nuk ka marrë përgjigje.
Televizioni ka biseduar me stafin e këtij restoranti dhe ata kanë treguar se shuma totale për një rezervim dhe organizim të ngjashëm sikurse ky i Ministrisë së Pushtetit Lokal, kushton mbi njëmijë euro.
Edhe
Hoxhiqi ia liron postin e ministres së MAPL-së Rexhepit
Aktiviteti i së martës i Ministrisë, ishte shoqëruar edhe me një koktej, që Hoxhiqi e ka quajtur modest.
Adrijana Hoxhiq ishte emëruar ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në prill të këtij viti, pas shkarkimit të Ivan Todosijeviqit, për shkak se i kishte quajtur shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim.
-
Gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit Kosovë-Slloveni
-
Ministrja Hoxhiq megjithatë i paguan mëditjet dhe nervozohet me pyetjet e KTV-së për punëtorinë në Strugë
-
Ministrja Hoxhiq megjithatë i paguan mëditjet dhe nervozohet me pyetjet e KTV-së për punëtorinë në Strugë
-
Shpenzimet e luksit: 3.500 € i kushtoi vetëm akomodimi ministrisë së Hoxhiqit për një punëtori në Strugë