Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhiqi ia liron postin e ministres së MAPL-së Rexhepit

Ministrja në largim në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Adrijana Hoxhiq ia dorëzoi detyrën Ministres së sapoemëruar të Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi.

Deputetja e disa legjislaturave të Kuvendit, Emilija Rexhepi, nga komuniteti i boshnjakëve, do ta udhëheq Ministrinë e Administratës.

Siç njofton kumtesa nga kjo ministri, me këtë rast, është bërë dorëzim pranimi i plotë i administratës së kësaj Ministrie, e cila përmban:

· Rregulloren (QRK) Nr.04 / 2019 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal;

• Strategjinë për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026;

• Përmbledhjen e ligjeve të për pushtetin lokal: Ligji nr. 03 / L-040 për Vetëqeverisjen Lokale; Ligji Nr.03 / L-041 për Kufijtë Administrativë Komunal; Ligji Nr. 04 / L-010 për Bashkëpunimin Ndër-Komunal, Ligji Nr.03 / L-049 për Financat e Pushtetit Lokal, Ligji Nr. 06 / L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 06 / L-092 për Shfrytëzim dhe Shkëmbimin e pronës së paluajtshme të komunës dhe Ligji Nr. 03 / L-072 për zgjedhjet lokale;

• Raportin e punës së MAPL-së për vitin 2019;

• Raportin Financiar të MAPL-së;

• Propozim buxhetin e Ministrisë për vitin 2020;

• Planin e punës të MAPL-së për vitin 2020, dhe

• Listën e stafit të MAPL-së.

“Ministrja Hoxhiq ka uruar ministren e sapoemëruar Rexhepi për zgjedhjen e saj dhe i uroi fat dhe sukses. Në të njëjtën kohë, Ministrja në largim Hoxhiq falënderoi stafin e MAPL-së për bashkëpunimin e mirë dhe prezantoi ministren e sapoemëruar për aktivitetet e Ministrisë, të cilat janë në proces, si dhe planet e parashikuara për periudhën e ardhshme”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm