Myftinia e Librazhdit është distancuar menjëherë nga një person në Librazhd që, siç transmeton KJ, deklaronte në emër të islamit se lejoheshin martesat e vajzave 12-vjeçe. Ky distancim erdhi pas skandalit që shpërtheu në Polis Fshat të Librazhdit, ku dy motra të mitura 12 dhe 14 vjeçe u fejuan nga familja.
Por, Myftinia e Librazhdit dha menjëherë këtë deklaratë publike:
“Kemi ndjekur me shqetësim dhe habi te madhe deklaratat fatzeza të një individi te papërgjegjshëm i cili u lancua si imam ne myftininë Librazhd. Sqarojmë opinionin publik se individi ne fjale jo vetëm nuk është imam ne myftininë tone, por me deklaratat e tij te papjekura tregon mungese koherence dhe intelekti ne ceshtjet fetare.
Gjithashtu, ftojmë mediat qe te jene me te kujdesshme në cilësimin e individëve të papërgjegjshëm si imamë, pasi deklarata te tilla lëndojnë nd[rgjegjet dhe janë në kundërshtim me vlerat universale, fetare e kombëtare. Myftinia Librazhd shpreh gatishmërinë e saj dhe mbetet e hapur për çdo lloj bashkëpunimi me të interesuarit.
-
Iraku miraton një ligj që mendohet se legalizon martesat e fëmijëve
-
Projektligji irakian që ua lejon martesën 9-vjeçareve, “legalizon përdhunimin e fëmijëve”
-
Prifti ik në Itali me një 18-vjeçare, dioqeza e përball me pasojat
-
Gruaja nga Prizreni raporton në Polici se vajza e saj e mitur “iku me të fejuarin”
-
E mitura në Skenderaj dyshohet se iku nga shtëpia për t’u martuar