Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se po merr pjesë në fushatën e CDU-së për zgjedhjet parlamentare të BE-së.
Në një takim me shefen e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer, Hoxhaj ka theksuar se shqiptarët i janë mirënjohës Gjermanisë dhe kësaj partie për mbështetjen e dhënë Kosovës.
Ai tutje ka shtuar se fuqizimi i CDU-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian është në interes të Kosovës dhe Gjermanisë, e mbi të gjitha i një BE-je më të fortë dhe më stabile.
“Mbi gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Gjermani, të të gjitha profesioneve dhe moshave, kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në ekonominë dhe shoqërinë gjermane”, ka shkruar ai në Facebook.
Shefja e CDU-së shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj CDU-së në këto zgjedhje, në veçanti ndaj kandidatit Michael Gahler.
-
Hoxhaj takon shefen e CDU-së gjermane, e uron për pozitën e re
-
Hoxhaj: Kurti përmbysi partneritetin me SHBA-në dhe BE-në
-
Kelmendi merr përkrahjen e kryetarit të CDU-së, Laschet
-
Voton Enver Hoxhaj, thyen heshtjen zgjedhore me deklaratën e tij para mediave
-
Hoxhaj: PDK-ja do të dalë e para, s’ka pas përkrahje të tillë që nga 2007-a