Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Hoxhaj ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për Kosovën, pavarësinë dhe shtetndërtimin në gjithë këto vite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takimin me Merkel, Hoxhaj ka shprehur nevojën për të vazhduar përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin.
Hoxhaj ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë për Kosovën është e rëndësisë së jashtëzakonshme, ndërsa edhe ka ftuar kancelaren Merkel që të vijë për vizitë në Kosovë.
Takimi ka ndodhur në margjina të Samitit të Triestes.