Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Cristoph Heusgen për emërimin ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.
Hoxhaj ka thënë se ky emërim është lajm i mirë jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për BE'në dhe Ballkanin Perëndimor.
"Caktimi i mikut tim Cristoph Heusgen si ambasador i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara është lajm i jashtëzakonshëm për Gjermaninë, BE'në dhe Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Hoxhaj ka theksuar mbështetjen e ambasadorit Heusgen për sovranitetin e Kosovës, njohjen ndërkombëtare, dialogun me Serbinë dhe integrimin evropian, për çka ka shprehur mirënjohje.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
-
Ambasadori gjerman uron Kosovën për zgjedhjet: Do të bashkëpunojmë me institucionet e reja
-
Osmani uron Merzin
-
Gjermania uron për arritjen e marrëveshjes: Vendos marrëdhëniet në rrugën e duhur
-
Gjermania uron qeverinë e re të Kosovës, zotohet për vazhdim të mbështetjes