Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar qeverinë e re të vendit, në krye me Albin Kurtin.
Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, kjo ambasadë thotë se, si partner jetëgjatë i institucioneve të Kosovës, pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin, mbështetjen për sundimin e ligjit në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Inkurajojmë qeverinë e re të nis së implementuari agjendën e saj ambicioze të reformave për këtë vend dhe të rinis dialogun me Serbinë në një proces negociatash të mirë-strukturuar të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë kjo ambasadë.
Në fund, Ambasada gjermane në Kosovë thotë se Gjermania është e gatshme të mbështesë qeverinë e Kosovës dhe popullin e saj në të gjitha proceset qenësore.
-
Gjermania pret thellim të bashkëpunimit me institucionet e Kosovës
- Gjermania e Franca bëjnë thirrje për formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës
-
Merkeli uron Hotin, shpreh mbështetjen për Kosovën
-
Kancelari austriak uron Kurtin, konfirmon mbështetjen e Austrisë
-
Kurz uron Kurtin: Mezi pres të punoj me ju