Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka paralajmëruar masa reciproke ndaj Serbisë pas ndalimit për herë të dytë të profesorit Hivzi Islami në kufi, tek sa ky i fundit po shkonte në shtëpinë e tij.
Hoxhaj tha se kjo është shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe se do të vendosen masat reciproke.
“Serbia njëanshëm po i ndalon shqiptarët të kthehen në pronat e tyre në jug të Serbisë. Sot përsëri iu ndalua hyrja profesorit Hivzi Islami pa asnjë shpjegim. Kjo është shkelje serioze e marrëveshjes së Brukselit për lirinë e lëvizjes. Do të marrim masa reciproke,” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj: Po vazhdon shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
-
Hoxhaj i ashpër me BE-në për marrëveshjen Moskë-Beograd
-
Hoxhaj thotë se Kosova duhet të ndërmarrë masa kundër fushatës së Serbisë për çnjohje
-
Hoxhaj insiston: Në kabinetin tim u përpunuan propozimet për taksën dhe masat reciproke ndaj Serbisë
-
Pacolli: Do të zbatojmë masa ndaj Serbisë pas ndalimit të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës