Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Washington, për të marrë pjesë në konferencën e Këshillit Atlantik, kushtuar Ballkanit Perëndimor, sfidave dhe të ardhmes së rajonit.
Në këtë panel, do të marrin pjesë edhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, si dhe drejtori i Forumit të Ballkanit Astrit Istrefi.
Hoxhaj do të flasë për sfidat politike në Ballkanin Perëndimor dhe rreziqet që i kanosen rajonit nga ndikime jo perëndimore.
Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter se gjatë qëndrimit të tij në Washington do të ketë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje
-
Pacolli tregon se me kë do të takohet në Washington
-
Pacolli shkoi në SHBA, merr pjesë në një konferencë të Këshillit Atlantik
-
Hoxhaj në Washington, kërkon mbështetjen amerikane për Kosovën
-
Hoxhaj, pas New Yorkut, vazhdon vizitën në Washington