Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Malishevë dhe në Rahovec ku ka takuar strukturat dhe përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës.
Hoxhaj ka folur për kapitullin e ri që synon ta shënojë PDK-ja me programin për Fillimin e Ri, përfshirë zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësinë, fuqizimin e risisë, të grave, investimet etj.
“Pas përmbushjes së misioneve historike të saja, si - çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi, PDK me Fillimin e Ri, do të shkruajë së bashku me qytetarët një kapitull të ri, ku prioritet do të jetë zhvillimi ekonomik dhe ndërmarrësia, krijimi i vendeve të reja të punës, investimet në bujqësi, fuqizimi i grave dhe të rinjve, arsimi cilësor dhe shëndetësi efikase. Ky është një fillim i ri për Kosovën dhe për qytetarin, dhe ne po lëvizim pandalshëm drejt Fillimit të Ri”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka deklaruar se koha përpara është e PDK-së dhe se askush nuk mund ta ndalë fillimin e ri.
“Koha që është para nesh është koha e PDK-së dhe e Kosovës, dhe askush nuk mund ta ndalë Fillimin e ri sikurse askush nuk mund ta ndalë kohën”, ka përfunduar Hoxhaj.
-
Hoxhaj largohet nga Kryesia e PDK-së
-
Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar
-
Voton Enver Hoxhaj, thyen heshtjen zgjedhore me deklaratën e tij para mediave
-
Kronika Zgjedhore/ Hoxhaj e quan “koalicionin e shpresës”, “koalicion mashtrimi”
-
Hoxhaj: Fitorja jonë do të jetë e madhe