Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Mocioni u votua për shkak të proceseve të tejzgjatura

Demokratik e quan mocionin e mosbesimit nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se fryma për votim pro të mocionit që shpiu në rrëzimin e qeverisë nuk ishte deri pak kohë më parë. Ai ka përmendur demarkacionin si një nga “proceset e tejzgjatura që sollën një vendim të tillë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mendim i pjekur në mënyrë graduale e quan Hoxhaj vendimin për votim të mocionit.

"Përshtypja e përgjithshme ka qenë në PDK që disa nga proceset që është dashtë të kryhen janë shtyrë në pafundësi", ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj thotë se kanë qenë optimist që viti 2017 do të sjell dinamikë të re.

"Vitin e kaluar kemi menduar që të paktën në 2017 do të kemi një dinamikë të re, që do ta ratifikojmë marrëveshjen", ka thënë ai.

Në anën tjetër, Skënder Hyseni i LDK-së ka thënë se demarkacioni nuk duhet të përmendet si temë që ndikoi që të rrëzohej qeveria.