Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Kurti s’po tregon kujt i tha “po” në restorant

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se dialogu me Serbinë, kurrë s’ka qenë më i mbyllur dhe jo transparent sesa tash me Qeverinë Kurti.

Ai shkroi në Facebook të martën se as opozita e as qytetarët, nuk po e dinë se kujt kryeministri Albin Kurti i tha “po” për marrëveshjen me Serbinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Hoxhajt, planet e Kurtit nuk po i di as Kuvendi, ndërsa akuzoi Qeverinë se s’po e pranon “cili është rezultati përfundimtar”.

“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restorant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosovës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar”, shkroi deputeti opozitar.

Miroslav Lajçak, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “i vjen mirë që edhe Kosova tani ka pranuar në parim propozimin evropian”.

“Kam udhëtuar në Prishtinë për ta takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beograd për ta bërë të njëjtën me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e ka pranuar në parim propozimin evropian. Do të vazhdojmë diskutimet në takime të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçaku në Twitter të martën në mëngjes.