Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti s’mund të mbijetojë politikisht pa ish-kreun e PDK-së, Hashim Thaçi.
Pas njoftimit të kryeministrit Kurti se e ka adresuar në Prokurori marrëveshjen “Thaçi-NATO për mosfutjen e FSK-së në veri”, Hoxhaj në një postim në Facebook ka thënë se ky veprim i Kurtit tregon për “mungesë të vizionit qeverisës”.
“Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin. Tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur. Edhe tani që presidentin Thaçi nuk e kemi këtu, Kurti prapë po vazhdon të merret me emrin e tij. Zotimet e kryeministrit Thaçi me NATO-n kanë qenë dhe mbeten legjitime dhe faktikisht po zbatohen edhe nga kjo Qeveri, sikur të gjitha ato paraprake. Përndryshe, ky kryeministër do të duhej ta dëshmonte të kundërtën duke ndërmarrë hapa konkret për anulimin e saj. Më shumë sesa për presidentin Thaçi dhe zotimet në esencë, kjo qasje e tregon për inferioritetin e tij patriotik e politik dhe mungesën e vizionit qeverisës. Por, nëse dëshiron të flasim me fakte, qe një: Albin, ti je kryeministri i vetëm në Evropë pa asnjë kontratë për vaksina”, ka shkruar Hoxhaj.
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova
-
Hoxhaj: Osmani dhe Kurti i takojnë së kaluarës, PDK-ja do ta udhëheqë vendin
-
Hoxhaj: Lajçaku ka përfaqësuar interesat e Serbisë, Kurti ka rënë në kurth
-
Hoxhaj: Kosova dështoi në politikën e jashtme me Qeverinë Kurti