Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në fjalimin e tij në Konventën e tetë të PDK-së ka thënë se në rast se Kosova do të shkonte në zgjedhje të parakohshme parlamentare PDK-ja do t'i fitonte bindshëmato.
Hoxhaj ka thënë se PDK ka ruajtur unitetin e saj dhe mbetet partia më e madhe politike në vend, me mbështetjen më të madhe elektorale.
“Ne vazhdojmë të mbesim partia më e madhe politike në vend, me shtrirje nacionale dhe me mbështetjen më të madhe elektorale. Ne e kemi ruajtur unitetin e partisë, dhe aktualisht jemi partia më e organizuar shqiptare në rajon. Ndoshta po e them para kohe që nëse ka zgjedhje të parakohshme, por të jeni të bindur se do të fitojmë bindshëm kurdo që mbahen ato”, ka deklaruar Hoxhaj.
-
Hoxhaj: PDK-ja do të dalë e para, s’ka pas përkrahje të tillë që nga 2007-a
-
Hoxhaj: PDK-ja shumë shpejt do ta ketë emrin që do i prijë listës zgjedhore
-
Hoxhaj përsërit: PDK-ja do të punojë për të mirën e vendit, në opozitë
-
Hoxhaj: PDK pa koalicion parazgjedhor me partitë parlamentare
-
Hoxhaj sondazhin e KDI-së e quan selektiv, thotë se PDK-ja është partia e parë në vend